Podujeva bëhet me qendër të autizmit

Podujevë | 01 Shk 2017 | 15:46 | Nga

Drejtoria Komunale për Arsim në Podujevë në bashkëpunim me Shoqatën “Autizmi” nga Prishtina, ka hapur Qendrën “Autizmi”, e cila për mision ka trajtimin e fëmijëve të prekur nga autizmi.

Hapja e saj qendre u bë në kuadër të Shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë. Në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së kësaj qendre, ishte prezent edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Maloku, i cili tha se komuna e Podujevës do ta mbështes funksionimin e kësaj qendre.

Përveç zyrtarëve komunalë të arsimit në solemnitetin e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm edhe drejtues të Shoqatës “Autizmi” me seli në Prishtinë, prindër të fëmijëve me autizëm, mësues dhe drejtor shkollash.

Të pranishmit në mënyrë të veçantë falënderuan donatoren Shpresa Xhakli, e cila dhuroi mjete mesimore për këtë qender.

Ndërsa inicuesja për themelimin e kësaj qendre, Arjeta Ukelli, falënderoi udhëheqjen komunale të Podujevës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin deri në realizimin e plotë të këtij projekti.

Hapjes së kësaj qendre i kanë paraprirë edhe disa takime informuese nëpër shkolla të ndryshme të komunës së Podujevës.

Image may contain: 12 people, people standing

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme