Kuvendi Komunal i Podujevës ka miratuar propozimvendimin e Drejtorisë së Pronës, Kadastrës dhe Gjeodezisë për caktimin e 2 lokacioneve ku do të funksionojnë përkohësisht dy deponi me materiale ndërtimore.
Drejtori i këtij i dikasteri, Abaz Llugaliu, ka thënë se vendet e propozuara janë gropa ekzistuese dhe deponitë do të funksionojnë derisa të mbushen ato me material inert. Pas kësaj, sipas tij, ato do të mbulohen me dhe, dhe do të gjelbërohen ato hapësira, shkruan sot Koha Ditore.
Llugaliu thotë se caktimi i minimumit të dy lokacioneve për deponi inerte ka qenë njëri nga kushtet. “Këto nuk janë deponi të përhershme, janë deponi mobile derisa të mbyllen gropat ekzistuese. Ato funksionojnë vetëm derisa të mbushen gropat, pastaj i vendoset një pjesë me dhe, gjelbërohet edhe kryhet”, ka thënë Llugaliu.