Ekonomia Online
FUNDIT

Podujeva në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve, Agim Veliu pritet të jap dorëheqje

Podujeva në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve, Agim Veliu pritet të jap dorëheqje

Agim Veliu i LDK-së pritet të jetë Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe për këtë, atij do t’i duhet të japë dorëheqje si Kryetar i Komunës të Podujevës, ndërsa qyteti shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh. Më herët nga LDK ishin deklaruar se kanë rëndë dakord që Ministritë të mos i udhëheqin personat […]

Agim Veliu i LDK-së pritet të jetë Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe për këtë, atij do t’i duhet të japë dorëheqje si Kryetar i Komunës të Podujevës, ndërsa qyteti shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Më herët nga LDK ishin deklaruar se kanë rëndë dakord që Ministritë të mos i udhëheqin personat që janë edhe Kryetar të Komunave.

Sidoqoftë, tashmë është bërë e ditur se Agim Veliu do të jetë i propozuari nga kjo parti për Ministër të Punëve të Brendshme.

Sipas ligjit, në momentin që e pranon pozitën e ministrit, Veliu duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës dhe ky qytet brenda 45 ditësh mban zgjedhjet e reja ku zgjidhet kryetari i ri.

Ligji nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale tregon se kur përfundon mandati i kryetarit të komunës.

Ndryshe, sa i përket LDK’së në Qeveri, Avdullah Hoti do të jetë zëvëndëskryeministër i parë, Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes, Besian Mustafa, do të jetë Ministër i Bujqësisë.

Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës do ta udhëheqë, Hykmete Bajrami, ndërsa Ministrinë e Kulturës, do ta udhëheqë Vlora Dumoshi.

Të ngjashme