Podujevasit fitojnë 4 milionë € nga mjedrat

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 16:25 | Nga

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka vizituar Podujevën ku është takuar me fermerë të mjedrave në fshatin Katunishtë.

Në vitin 2014 fermeri, Mehmet Bryma është këshilluar nga USAID-i për punën e tij në mbjelljen e mjedrave prej një hektarësh.

Ai madje edhe është shpërblyer nga misioni i USAID për këtë projekt, i cili ka përfshirë shumë pjesë të Kosovës, e posaçërisht komunën e Podujevës.

Ambasadori Delawie është befasuar kur e ka kuptuar se rreth 4 milionë euro përfitime priten nga shitja e mjedrave në Podujevë, dhe për këtë fakt është ndarë shumë i kënaqur.

Në fund banorët e fshatit Katunishtë e kanë shërbyer ambasadorin me tortë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme