Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:00 kanë arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.
Kjo sipas tyre kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje.
Viktima ka refuzuar që të pranojë tretman mjekësor, ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar-babanë e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, kanë njoftuar nga PK.