Polaci bëhet me fabrikë të mishit

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 15:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Polaci i Skenderajt do të bëhet edhe me një fabrikë. Pasi që sot u vë gurthemeli i fabrikës për përpunimin e mishit të shotës, e cila pritet të ofrojë shumë vende pune për atë rajon, shkruan Ekonomia Online.

Në përurimin e këtij projekti i cili është iniciuar nga Kompania Gjermano-Holandeze “Weng Fat Poultry” mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministra dhe deputetë, si dhe personalitete të tjera.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Drenica nuk është vetëm qendër e krenarisë kombëtare, por edhe një zonë e mundësive ekonomike, ku investitorët mund gjejnë klimë të mirë për të bërë biznes, kurse qytetarët mundësi të reja për të punuar dhe krijuar mirëqenie për familjet e tyre.

“Zhvillimi ekonomik i Drenicës, si dhe i tërë vendit, është obligim i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të jeni të sigurt të gjithë ju që sot jeni mbledhur këtu, gjithë drenicakët, gjithë qytetarët tanë, se ekonomia dhe zhvillimi i saj janë prioriteti ynë i parë”, ka thënë Veseli.

Veseli, ka thënë se do të stimulohet çdo prodhues vendor, sepse Kosova ka shumte shumë të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Kemi nevojë ta punësojmë këtë armatë të të rinjve tanë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, investitori i fabrikës për përpunimin e mishit, Gerttjan Tomassen, ka thënë se janë të kënaqur me mikpritjen dhe ndihmën e komunës së Skenderajt, ndërsa premtoi vazhdim të investimeve.

Sipas investitorëve gjermano-holandez, në fabrikën për përpunimin e mishit do të investohen 1 milion euro dhe në fazën e parë do të punësohen 60 punëtorë, për të vazhduar më pas me rritjen e numrit të punëtorëve.

Paraprakisht në orën 11:00 në objektin e Komunës së Skenderajt është nënshkruar Marrëveshja për investime në mes të Komunës së Skenderajt dhe kompanisë gjermano-holandeze “Weng Fat Poultry”.

15194551_683666341808575_8366852800594783241_o

Të ngjashme