Polici plagos në vetëmbrojtje qytetarin në Vranjevc, detaje nga policia

Prishtinë | 08 Maj 2022 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Teksa policia po kryente një bastisje në lagjen Vranjevc të Prishtinës, një person ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të tzre.

Në këtë situatë policia ka përdorë armën e zjarrit dhe ka plagosur të dyshuarin.

Kështu thuhet në një komunikat për medie nga Policia e Kosovës.

“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.

Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”, thuhet në komunikat..

Komunikata e plotë:

Zyrtari policor në vetëmbrojtje detyrohet të përdor armën e zjarrit ndaj të dyshuarit
Prishtinë, 08 maj 2022
Lidhur me raportimet se me datën 07.05.2022, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të proceduarës paraprake sot më datë 08.05.2022, në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë.

Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).

Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.

Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë.

Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.

Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente.

Të ngjashme