Policia e Kosovës njofton rreth shpërthimit të bombolës së gazit në një dyqan në qytetin e Pejës, ku si pasojë morën lëndime katër persona.
“Sot rreth orës 09:12 është pranuar informata se në rr.’Adem Jashari’ në Pejë, pikërisht në dyqanin ‘Lindi- 3’ i cili shiste material të tekstilit ka shpërthyer një bombolë e gazit. Në këtë hapësirë ishin edhe dy lokale tjera, i këpucëve ‘Agoni-GJ.B’ dhe Barnatorja ‘Bleta’”, njofton Policia.
“Si pasojë e këtij shpërthimi lëndime të lehta trupore kanë pësuar: Gj.B (femër); M.U.(femër); Sh.U.(mashkull) dhe N.S.(mashkull)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal Pejë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.
Ne vend të ngjarjes janë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, njësiti i zjarrfikësve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Hetuesit rajonal DRP Pejë, në bashkëpunim me prokurorin janë duke zhvilluar hetimin rreth këtij rasti.