Policia e Kosovës pas një pune hetimore ka arritur t’i identifikoj dy lokacione në Fushë Kosovë, ku ishin duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.
Këto lokacione janë kontrolluar në mbështetje të njësisë së NJRSH.
Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Njësia e Krimeve Ekonomike e cila ka dalë në lokacion dhe është marrë me rastin.
Janë arrestuar 4 persona meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.