Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes kur ka mjegull

| 09 Nën 2022 | 11:00 | Nga

Policia e Kosovës ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm pasi që ka filluar të shfaqet mjegulla në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

Policia e Kosovës thekson se ngasja në mjegull është e rrezikshme prandaj duhet pasur kujdes, njofton Klankosova.tv.

Nëpërmjet një njoftimi kanë kërkuar nga shoferët që të përdorin dritat e mjegullës pasi mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe të mbajnë nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes.

Të ngjashme