Policia arreston 8 veta për haraç dhe bixhoz të paligjshëm

Prishtinë | 03 Dhj 2016 | 13:06 | Nga

Policia e Kosovës arreston 8 persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas hetimit të filluar në muajin gusht të këtij viti, ka zbatuar Urdhëresën e GJPP Prishtinë për të kontrolluar disa lokacione në Malishevë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suhareke nën dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale:,,organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” Neni 300 i KP-se.

Cak i kontrollit ka qenë e një kompani që selinë e kishte në Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet e lartcekura. Pas hetimeve dhe kontrollit të ushtruar në këtë kompani, policia ka arrestuar tetë persona dhe sekuestruar disa prova materiale.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

• V.H lindur me 1991 m/sh/k
• F.B lindur me 1992 m/sh/k
• S.D lindur me 1990 f/sh/k
• K.H lindur me 1989 f/sh/k
• O.K lindur me 1991 m/sh/k
• B.K lindur me 1991 f/sh/k
• A.Q lindur me 1992 f/sh/k
• I.B lindur me 1987 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

• Një veturë, server dhe shumë dokumente.

Të gjithë personat e dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme