Policia arreston dy persona për armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Njësia e hetimeve në Stacionin Policor  në Klinë, pas një pune operative – hetimore ka arritur të sigurojë informacione të besueshme se të dyshuarit janë në posedim të armëve ilegale dhe është bërë kërkesë për bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të tyre.

  1. B. H. i lindur në vitin1970 ,  M/Sh/Kosovar, dhe
  2. F. H. i lindur në vitin1976 ,  M/Sh/Kosovar

           Urdhri për bastisje është siguruar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe për realizimin e urdhëresës më datë 08.11.2019 rreth orës 08:50 minuta,  është bërë realizimi i urdhër – kontrollit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B. H. janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një Pushkë ‘Mitralez i lehtë’
  • 7 (shtatë) copë të cal. 7,62×39 me rrethatore
  •  Një pushkë për gjuajtje, punim dore, pa nr. serik
  •  20 ( njëzetë) fishekë cal. 7,62×2
  •  Një karikator i ‘AK’- 47

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit F. H., është gjetur dhe sekuestruar

  1. Një pushkë automatike 20 (njëzetëshe) dhe
  2. Një karikator i ‘AK’-47

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”   

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme