Njësia e hetimeve te Stacionit Policor Kline, ka pranuar një informate se ne rrugën “Mustafë Kruja” pn. në Prishtinë, gjendeshin tre personat e dyshuar të cilët kishin kryer vjedhje të rëndë në rr. ’Leonard Palucaj’ në Klinë, disa vjedhjeve tjera në qytetin e Klinës, me disa fshatra përreth. Gjësendet e vjedhura i kishin fshehur në shtëpinë ku ata ishin duke jetuar me qira përkohësisht, në adresën e lartcekur.
Më datë 19.11.2019, rreth orës 18:30, njësia e hetimeve të stacionit policor Klinë pas konsultimit me prokurorin e shtetit të Prokurorisë Themelore Pejë, njëkohësisht edhe me prokurorin e shtetit të Prokurorisë Themelore Prishtine dhe me urdhrin verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatëse Themelore në Prishtine, është kryer bastisja e shtëpisë ku jetonin të dyshuarit.
Gjatë bastisjes hetuesit kanë takuar dhe arrestuar te dyshuarit Z.S. i lindur vitin 1981 shtetas sh/Kosovar dhe Xh.M. lindur vitin 1995 shtetas sh/Shqipërisë, ndërsa i dyshuari i tretë nuk kishte qene në shtëpi, por hetuesit policor e kanë të njohur identitetin e tij, është në kërkim për ta arrestuar.
Gjatë bastisjes si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
Një (1) motor sharrë e tipit Partner P351XT, made in USA, një (1) makine elektrike për qethje te tipit STAREX, made in Japan, një (1) kaçavidë, pesë (5) shishe te mbushura me alkool (3- cavalier, 1 fisher, 1 jegermaister), një (1) fotoaparat te tipit OLIMPUS, një (1) aparat dore Laser Stanley, një (1) matës i rrymës elektrike Cobra DT-832, tri (3) çanta te ndryshme, tri (3) palë atlete, tri (3) palë këpucë me qafë,
një (1) pale patika (atlete) te bardha, dy (2) çanta krahu, dy (2) pale këpuce te ndryshme.
Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor Kline për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës gjatë intervistës kanë pranuar se të tretë së bashku kanë kryer veprën e vjedhjes rëndë.
Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.