Policia arreston një person për gjuajtje me armë në qendër të Prishtinës (Foto)

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 10:58 | Nga Besiana Dauti

Policia e Kosovës, e ka konfirmuar rastin për gjuajte me armë në rrugën “Hajdar Dushi” dhe ka treguar se është arrestuar një person.

“Rreth orës 10:00 në rrugën “Hajdar Dushi”, ka ndodhur një gjuajtje me armë. Policia ka arrestuar një person i cili është duke u intervistuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim për rajonin e Prishtinës.

Ekonomia Online më herët ka raportuar se në rrugën “Hajdar Dushi””, në qendër të Prishtinës, janë dëgjuar gjuajtje armësh.

Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur derisa një qytetarë nga banesa e tij ka gjuajtur me armë jashtë dritares.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme