Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar.
Personi i dyshuar me inicialet Z.K, i lindur në vitin 1974 kishte shtetësi bullgare si dhe po kërkohej në Bullgari dhe Belgjikë nën dyshimet për veprën penale huliganizëm dhe krim i organizuar.
“Sot, me 25 nëntor 2019, Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU, e përkrahur dhe e mbështetur nga njësitet relevante policore, ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar.
Personi i dyshuar tanimë i arrestuar Z. K. (1974) me shtetësi bullgare, ishte i kërkuar nga shteti i Bullgarisë dhe i Belgjikës, me dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar.
Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, shkruhet në njoftim të policisë.