Policia arreston një të dyshuar dhe personin që u plagos dje në Prizren

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Një i dyshuar dhe i plagosuri V.H., 39-vjeçar, janë arrestuar për incidentin e ndodhur dje në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy fishekë.

I dyshuari i plagosur pas trajtimit mjekësor së bashku me të dyshuarin tjetër pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /Rr. Fan Noli, Prizren 08.02.2021 – 08:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje që kishin pas në mes veti njëri prej tyre kishte përdor armën e zjarrit dhe kishte plagosur të dyshuarin tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy fishekë. I dyshuari i plagosur pas trajtimit mjekësor së bashku me të dyshuarin tjetër pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme