Policia arreston personin që dogji një veturë në “Arbëri”

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 16:42 | Nga

Policia e Kosovës njofton se ka arritur të arrestojë një person për rastin e djegies së një veture në lagjen “Arbëria”.

Gjatë kontrollit në banesë të dyshuarit i është gjetur edhe një sasi i lëndëve narkotike.

Ky është raporti i plotë i Policisë:

Referuar rastit “Zjarrvënie” të raportuar në Polici me datë 29.10.2016, i cili kishte ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar i ishte vënë zjarri veturës mercedes ngjyrë e bardh me targa lokale, e cila ka qenë e parkuar para kompleksit banesor “Tregtia” në lagjen Arbëria, si rezultat i hetimeve intensive të hetuesve policor nga rajoni i Prishtinës është arrit të arrestohet personi i dyshuar.

Si pasojë e zjarrit të shkaktuar ndaj veturës mercedes, janë dëmtuar edhe dy vetura tjera të cilat kanë qenë të parkuara afër veturës në fjalë, e po ashtu nga zjarri ka pësuar dëme materiale edhe një pjesë e objektit banesor Tregtia, duke përfshirë edhe Shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm ndaj banorëve, pasi qe objekti banesor ka qenë i banuar.

Lidhur me këtë rast ishte njoftuar prokurori kujdestar i shtetit i cili kishte autorizuar njësitet policore që ti ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore për veprat penale:

· Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm e sanksionuar nga neni 365 par 1 të KPRK-se
· Zjarr vënie e sanksionuar nga neni 334 par 3 te KPRK-se dhe
· Asgjësim apo dëmtim i pasurisë e sanksionuar nga neni 333 par 1 dhe 2 te KPRK.

Njësia e hetimeve rajonale në Prishtinë pas hetimeve intensive dhe ndërmarrjes së disa veprimeve operativo hetimore ka arritur të identifikoj personin e dyshuar O. B. i lindur me 20.07.1985, i cili dyshohej se ka kryer veprat penale të lartcekura.

Gjatë realizimit të hetimeve është kuptuar se personi i dyshuar merret edhe me blerje, posedim ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikeve, ku për këtë është njoftuar njësia përkatëse nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e cila ka koordinuar dhe bashkëpunuar në realizimin e veprime hetimore të përbashkëta lidhur me rastin dhe personin e dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta me datë 30.11.2016 rreth orës 23:00, është arrestuar i dyshuari O. B, dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të njëjtit i është kontrolluar shtëpia e banimit (banesa).

Fillimisht gjatë kontrollit të personit të dyshuar i është gjetur një qese e vogël me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar si kokainë me peshe 0.4 gram, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij e cila gjendej në lagjen Arbëria janë gjetur :

· Pesë (5) qese të mbushura me substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokaine me peshe prej 7.4 grame ,
· Dy (2) qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshe prej 42.7 grame ,
· Një (1) peshore digjitale dhe një DVR ( video regjistrues) .

Vlen të ceket se në momentin e kontrollit të banesës së personit të dyshuar , brenda në banesë kanë qenë duke qëndruar edhe dy persona D. K. dhe E. B. të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa sa i përket rastit të zjarr vënies, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë, nga i dyshuari është konfiskuar vetura e tipit mercedes me targa lokale, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

Me urdhër te prokurorit kujdestar te prokurorisë themelore –departamenti i krimeve te renda i dyshuari është ndaluar dhe dërguar ne qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme