Policia arreston pesë të dyshuar për prostitucion

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 13:25 | Nga

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftimit të dukurive kriminale, ka zhvilluar një hetim të cilin e ka realizuar Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Hetimi është udhëhequr nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë. Gjatë hetimit është zbatuar urdhëresa e gjykatës për masa të fshehta të hetimit dhe zbulimit.

Me datën 24 maj 2017 janë arrestuar pesë persona nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “mundësim apo detyrim në prostitucion” dhe “bashkëkryerje”.

Me aktvendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë tre të dyshuarit: B. K, viti i lindjes 1962; M. K, viti i lindjes 1994; A. R, viti i lindjes 1995.

Kurse dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt: A. B, viti i lindjes 1989, N. H, viti i lindjes 1999. Gjatë realizimit të këtij plani janë gjetur dhe janë konfiskuar prova relevante për rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme