Policia arreston qytetarin nën kërcënimin e armës, Milaim Zeka shprehet i dëshpëruar

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, është shprehur i dëshpëruar me veprimin e Policisë së Kosovës, pasi arrestoi te rrethi i “Flamurit” në Prishtinë, një person i cili tentoi të ik nga QKUK-ja.

Zeka thotë që është e papranueshme që një person i lidhur të sulmohet në atë mënyrë.

Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht ishte arrestuar dje për një rast të dhunës në familje.

“I njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe pasi që ka shfaqur sjellje agresive të pakontrolluara me rekomandim të prokurorit të shtetit ai është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Përderisa sot policia ka qenë në monitorim të tij në QKUK, i njëjti ka sulmuar policinë duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga aty.

Përkundër rrethanave të krijuara policia është vënë në ndjekje të tij dhe pak më larg vendit të ngjarjes i njëjti është arrestuar nga ana e policisë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Postimi i plotë i Zekës:

Shikone pse po me zhgenjen policia e vendit tim?!

Dy krenari i kam pase ne kete vend: Forcat e Sigurise te Kosoves, edhe Policine e Kosoves. Kjo e dyta, shume me ka zhgenjy, edhe po me zhgenjen. Mut po e bane, çdo dite e ma shume.

Shikojeni kete video, me shume kujdes. Shikoni edhe fotot. Ky djali i lidhur mundet me qene akademik, deputet, hajn, kriminel, apo vrases. A rrehet bre njeri i lidhur?! Qysh more nuk ju vjen marre me qene ne uniforme te shtetit e kaq harbut, arrogante, te pacip e kriminel?! A mire po ju duket me pase model Xhelal Sveqlen a?! Mani more se ashte marre, apo ju i keni ra babes shuplake, edhe nuk e dini se çka ashte marreja…!!!

Të ngjashme