Policia arreston të dyshuarin për vjedhje në një institucion financiar në Lipjan

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Stacionet policore të rajonit të Prishtinës, në kuadër të intensifikimit të masave të ndërmarra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Pas marrjes së informatës  për një vjedhje të rëndë të ndodhur në një institucion financiar në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan rreth orës 02:30, njësitet policore të Lipjanit kanë organizuar një operacion të shpejtë i cili ka rezultuar me arrestimin në ikje e sipër të një të dyshuari që dyshohet të jetë përfshirë në rastin në fjalë.

Veprimet e shpejta i kanë mundësuar policisë të identifikoj veturën e shfrytëzuar nga të dyshuarit si dhe drejtimin e ikjes.

Ndjekja policore ka vazhduar deri në momentin kur në fshatin Qylagë të Lipjanit,  të dyshuarit kanë humbur kontrollin mbi veturën e tyre dhe kanë dalë nga rruga.

Me këtë rast policia ka arrestuar të dyshuarin;

H. G, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

pas një kontrolli që i ka bërë automjetit ka gjetur dhe sekuestruar;

-Një revole të tipit Zoraki, si dhe,

-Pesë fishek.

Ndërkohë që policia ka kontrolluar edhe perimetrin përreth, pak më tutje është gjetur edhe kasaforta (kasa) e zbrazët.

Ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e arrestit policor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh  dhe ndaj tij është iniciuar rasti vjedhje e rëndë si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës. 

Aktualisht policia ka zgjeruar horizontin e hetimeve për të identifikuar edhe të dyshuarit e tjerë të mundshëm të ilet në çfarëdo forme mund të jenë implikuar në këtë rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme