Policia bastis lokalin e lojërave të fatit në Skenderaj

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Policia ka bastisur një lokal në Skenderaj ku po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Si rezultat i bastisjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, pesë aparate 5, 3 monitorë, tre kompjuterë, një printer, një skaner, dhe prova tjera që ndërlidhen me veprën penale.

Lidhur me rastin në cilësi të dyshuarit është intervistuar një person, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedure të rregullt, ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme