Policia bën thirrje që për festën e 1 majit mos të ndizen zjarre

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, më konkretisht ajo për rajonin e Gjilanit, ka bërë thirrje që për festën e 1 majit mos të ndizen zjarre.

“Festa ndërkombëtare e punës me 01 maj 2019, zakonisht festohet, nga shumë njerëz duke dalë në ambientet të hapura në natyrë. Nga vitet paraprake si vende më të preferuara janë identifikuar Kalaja e Novobërdës, malet dhe hapësirat përreth fshatit Stanishor, kalaja e Pogragjës, dhe vende të tjera”, thuhet në komunikatën e Policisë nga Gjilani.

Policia e Kosovës do të ketë patrullime të shtuara, nëpër të gjitha lokacionet ku ka frekuentim për piknik gjatë festës së 1 majit.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë personat që dalin në këto manifestime që në asnjë formë mos të ndezin zjarre, sepse ekziston rreziku i shtuar që zjarret të dalin jashtë kontrollit dhe të shkaktojnë dëme të paparashikueshme, po ashtu në asnjë rrethanë mos të hidhen apo lihen mbeturina pas vetes ne ambientet ku festohet. Të gjithë ata persona që në çfarëdo forme dhe në mënyrë të kundërligjshme degradojnë ambientin do të ballafaqohen me pasoja ligjore. Policia e Kosovës punon për ambient të qetë, prosperues dhe kujdeset për sigurinë e të gjithëve”, përfundon njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme