Policia bllokon rrugën te AKI-ja, dyshohet për një mjet shpërthyes

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit është parë afër ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

Në këtë pjesë janë vendos shirit të sigurisë dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve.

Ekipet e deminimit tashmë gjenden pranë AKI-së për intervenim.

Sipas informacioneve të siguruara bomba dyshohet të jetë afër objektit të institucionit më të lartë të sigurisë në vend.

Deri më tani zyrtarisht nuk kanë folur nga policia e Kosovës. Megjithatë, shkaku i aksionit është mbyllur një pjesë e rrugës afër AKI-së derisa forca të policisë janë parë edhe te kazerma e FSK-së që gjithashtu është rrethuar me shirita.

Të ngjashme