Siç është parë në shumë situata të tjera të gjithë mund të mbeten nganjëherë peng i epsheve në vendndodhje të papërshtatshme.
Por pak mund ta mendonin se policia duhet të bllokonte rrugën deri sa dy luanë deti të përfundonin sesionin e tyre te ciftimit, siç ndodhi në ishullin britanik Falklands në Paqësor pranë brigjeve të Argjentinës.
Zyrtarët në kryeqytetin e ishullit Stanley, bllokuan dje rrugën për të parandaluar aksidentet me gjitarët që “ia kishin nisur në mes të asfaltit” teksa sezoni i shumimit eshte ne force te plote.
Daily Mail shkruante se fotot e eventit të pazakontë ishin dërguar nga Genti Cena i cili po kthehej nga një darkë me familjen kur hasi në skenën dhe vendosi ta fotografonte.
Imazhet qesharake tregojnë konët rrugorë që policia vendosi për të rrethuar vendin e mbrojtjes së luanëve të detit, të cilët kishin dalë nga një gardh metali duke kaluar në trotuar.
Genti tha: “Pashë dikë në Facebook që tregonte se luanët e detit po dilnin në rrugë dhe se policia i kishte bllokuar me ndarje metalike”.
“Kur mbërrita unë ata kishin dalë në mes të rrugës dhe po finalizonin marrëdhënien e tyre”.
Ishujt Falklands strehojnë si luanë deti ashtu dhe foka elefant, të parat janë ngjyrë kafe dhe leshtore me veshë të dukshëm, ndërsa fokat janë ngjyrë gri dhe më të mëdha.
Luanët e detit vijnë në ishull në fund të shtatorit për sezonin e shumimit, i cili zakonisht zgjat deri në fund të vitit, pas të cilit ata rrisin këlyshët e tyre në tokë.
Më pas gjitarët kthehen përsëri në det në prill, kur këlyshët e tyre të jenë rritur mjaftueshëm.