Policia britanike kërkon 2 shqiptarë për vdekjen e ish-snajperit kurd që vriste rebelët e ISIS-it

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Emrat e shqiptarëve që policia britanike në verilindje të Anglisë kërkon të hetojë janë Qazim Marku 23 vjeç dhe Eugert Merizaj 28.

Sipas BBC-së policia i kërkon ata në lidhje me vdekjen e Hemwand Ali Hussain, 30-vjeçarit që ka shërbyer si snajperist në ushtrinë kurde, në luftën kundër Shtetit Islamik.

Kryeinspektorja detektive Sarah Robinson i bën apel, përmes medias britanike, opionionit që të ndihmojë me informacione për lokalizimin e këtyre dy personave në kërkim, me paralajmërimin për të mos iu afruar atyre.

Ndërkohë katër persona të tjerë janë paditur për vdekjen e snajperistit kurd, tre prej të cilëve shqiptarë, nga emrat, të cilët i kanë mohuar akuzat për vrasje.

Ndërkohë që Policia e Clevelandit ka publikuar edhe fotografitë e dy personave të tjerë për identifikimin e tyre. Viktima, babai i dy fëmijëve, ka shërbyer me forcat ushtarake Peshemerga të koalicionit anti-ISIS në Irakun e Veriut dhe njihej si një snajperist i zoti.

Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve për vdekjen e ish-snajperistit kurd, pritet të fillojë me 25 shkurt, dhe ende nuk dihen motivet e kësaj vdekjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme