Ministri i MPB-së, në mbledhjen e Qeverisë, Agim Veliu ka thënë se në rast se paraqitet ndonjë situatë e rrezikshme në vend, atëherë kanë bërë përgatitje skenarët që policia të jetë e gatshme, raporton Ekonomia Online.
“Është hartuar plani dhe të gjitha skenarët nëse paraqitet ndonjë situatë e rrezikshme dhe është ngritur niveli e gatishmërisë”.
“MPB-ja mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e saj, dhe ftojmë institucionet e Kosovës që çdo herë ta kalojnë këtë sfidë si një popull i pjekur”.
Edhe ministri i Mbrojtjes Anton Quni, tha se FSK-ja është në krye të detyrës, raporton EO.
“Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Kosovës me dinjitet janë të përkushtuar në përmbushjen e detyrave , ne do të angazhoheni që të bindim komunitetin ndërkombëtarë se jemi pjese e civilizuar dhe që bartim vlera”.