Policia inicon hetim ndaj personit të mitur që u vetplagos, thotë se gjeti dëshmi se ai gënjeu për rrethanat e rastit

Prishtinë | 17 Jan 2024 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës thotë se një person është vetplagosur dje në Malishevë, por rastin dhe vendin ku ndodhi e kishte raportuar ndryshe.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njoftoi se kanë arritur të sigurojnë dëshmi që ai ishte vetplagosur në Malishevë, dhe jo në rajonin e Pejës, siç kishte raportuar.
Me vendim të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rast për hetim për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

“Me datën 15.01.2024 rreth orës 22:30 është pranuar informatë se i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur ishte duke marr trajtim mjekësor në QKUK, pasi ishte plagosur me armë zjarri. Fillimisht rasti ishte raportuar të ketë ndodhur në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Pejë, mirëpo pas veprimeve fillestare hetimore, të ndërmarra në koordinim me prokurorin e shtetit, është arritur që të sigurohen dëshmi të cilat kanë rezultuar me gjetjen e saktë të vendit të ngjarjes, i cili ishte në komunën e  Malishevë, e jo ashtu siç ishte raportuar”, njoftoi Policia.

Të ngjashme