Policia e konfirmon aksionin policor në Njësinë e Patentë-Shoferëve në MIT

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 16:22 | Nga Norë Kelmendi

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Krimeve Ekonomike, kanë zhvilluar një aksion në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), për shkak të dyshimeve me keqpërdorim me patentë-shoferë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Ekonomia Online aksionin që është ndërmarrë në Njësinë e Patentë-Shoferëve që gjendet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësi Daut Hoxha ka thënë se pas përfundimit të aksionit do të japin detaje më shumë.

“Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor. Për detaje ju njoftojmë pas përfundimit të tij”, tha Hoxha.

Është raportuar për së paku dy të arrestuar.

Ky aksion i Policisë së Kosovës erdhi vetëm një ditë pasi lansimit të estimit elektronik “e-Testimi” për provimin e patentë-shoferit.

Të ngjashme