Policia e Kosovës arreston 3 persona dhe konfiskon 19 kilogramë substancë narkotike

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 16:01 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona në dy lokacione, në Gjilan dhe Gjakovë, dhe ka konfiskuar mbi 19 kilogramë substancë narkotike.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka zhvilluar operacione në Gjilan dhe në Gjakovë, me qëllim luftimin e trafikimit me narkotik.

Operacioni policor në rajonin e Gjilanit, është realizuar konkretisht në fshatin Novosellë  të komunës së  Kamenicës, i cili ka rezultuar me sekuestrimin  e një sasie prej 19.370 gramë substancë e dyshuar narkotike si dhe me arrestimin e  dy të dyshuarve:

  1. R. mashkull, kosovar shqiptar, (1961)
  2. R. mashkull, kosovar shqiptar, (1988)

Të  dyshuarit janë arrestuar pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke e shkarkuar një sasi të substancës narkotike nga vetura ‘Golf 5 ‘, të cilën e posedonin të dyshuarit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti dhe Gjyqtari i Procedurës paraprake me urdhër të të cilëve është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarve të lartcekur, ku gjatë kontrollit në podrumin e shtëpisë u  janë gjetur edhe dy paketime me substancë narkotike të llojit ‘Marihuanë’.

Ndërsa në rajonin e  Gjakovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë  gjatë operacionit të përbashkët  ka realizuar një bastisje e cila ka rezultuar me sekuestrimin e një arme dhe disa fishekë.

I dyshuari L. A.  mashkull, kosovar shqiptar, (1988), është arrestuar dhe ndalur në qendrën e paraburgimit në Gjakovë.

Gjatë operacionit të përbashkët, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar :

19.370 gramë substancë e dyshuar narkotike

Vetura ‘Golf 5 ‘

Një armë ‘AK-47’

24 fishekë, 7. 62mm

Një peshore elektronike

Një telefon ‘Samsung’

Veprimet e ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve kanë qenë në koordinim me prokurorin e shtetit të Gjilanit dhe atë të Gjakovës me aktvendim të të cilëve të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme