Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës (PK), Sektori Qendrorë i Hetimeve (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara  të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti i përgjithshëm Prishtinë, sot me datë 22.12.2020,  ka   realizuar një plan taktik,  me ç ‘rast kanë identifikuar dhe  arrestuar dy persona të dyshuar, nën  dyshimin se të njëjtat kanë  kryer veprat penale si “ Mundësim ose detyrim në prostitucion neni 234 dhe Bashkëkryerja neni 31”.

Gjatë realizimit të planit  policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

– (2) telefona mobil.

– (875) tetëqind e shtatëdhjetë e pesë euro

– (2000) dymijë dinar

– (6.66gram) substancë narkotike e dyshuar për mariuhane,

Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarat  dërgohen ne ndalim për 48 orë.

Policia e Kosovës, vazhdon të mbetet e përkushtuar në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme