Policia e Kosovës niset për Shkodër

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 12:50 | Nga
Përveç policëve, edhe shumë tifozë kosovarë kanë udhëtuar për në Shkodër.
Shumë efektivë të Policisë së Kosovës janë shpërngulur sot në Shkodër, për të ofruar edhe më tepër siguri para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Kosovë-Kroaci.

Përveç policëve, edhe shumë tifozë kosovarë kanë udhëtuar për në Shkodër.

Stadiumi “Loro Boriçi” do të presë sot skuadrën përfaqësuese të Kosovës, e cila do të përballet me Kroacinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2018, raporton “Top Channel”.

Pas barazimit me Finlandën në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, skuadra e Albert Bunjakut do të kërkojë që të marrë një tjetër rezultat pozitiv. Ndërsa futbollistët po përgatiten për këtë përballje, në Prishtinë kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit, arsyeja që detyrojnë Kosovën të luajë ndeshjen e saj në Shkodër.

Parashikoni ndeshje të futbollit dh

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme