Me rastin e 22 prillit, ditës ndërkombëtare të planetit Tokë, Policia e Kosovës do të ndërmerr disa aktivitete në rajonet policore në shenjë të shënimit në mënyrë simbolike të kësaj dite, e cila vlerësohet si mjaft e rëndësishme për planetin Tokë dhe mbar njerëzimit.
Njëkohësisht Policia e Kosovës përveç këtyre aktiviteteve policore, do të angazhohet edhe në ofrimin e asistencës policore në aspektin e sigurisë ndaj të gjitha institucioneve, agjencioneve dhe organizatave të ndryshme të cilat kanë paraparë aktivitete të ndryshme në shënimin e kësaj dite.
Kjo është një ditë që shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi mund t’iu shkaktoj pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës dhe të reflektoj e sensibilizohet për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të saj.
Qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja fundamentale e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja dhe degradimi i saj, ku një rol të rëndësishëm ka edhe Policia e Kosovës e cila do të vazhdoj në ndërmarrjen e veprimeve policore drejt parandalimit dhe bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante të kësaj natyre.
Dita e planetit Tokë, më tepër i ngjan një lëvizjeje e cila angazhohet për përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të Tokës, andaj edhe Policia e Kosovës në kontinuitet mbetet e angazhuar për mbrojtjen e tokës dhe resurseve te saj, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet kompetente dhe qytetaret, të cilët njëkohësisht i ftojmë për një bashkëpunim edhe me të madh në këtë drejtim .