Policia e Kosovës zbaton fushatën njëmujore kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka bërë përmbylljen e aktiviteteve vetëdijesuese, në kuadër të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore, me aktivitetin që është mbajtur më 13 nëntor 2018 në Prizren.

Takime të njëjta janë mbajtur në: Prishtinë, Mitrovicë, Zveçan, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan. Numri i pjesëmarrësve në të gjitha këto takime ka qenë mbi 1100 nxënës dhe studentë. Këto aktivitete janë zhvilluar në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan, OSBE-në dhe komunat.

Qëllimi i aktiviteteve ishte që të bëhet informimi mbi rreziqet nga trafikimi me njerëz dhe pjesëmarrja aktive e të gjithëve në parandalim dhe luftim të kësaj dukurie.

Porosia e takimeve ishte:

 Bashkëpuno me Policinë e Kosovës në parandalim dhe luftim të trafikimit me qenie njerëzore.

 Referoni rastet në kontaktet: 192 ose 0800 11 112 dhe [email protected]

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme