Policia e Shqipërisë nis hetimet për tre të mitur, dyshohet se ngacmuan seksualisht një bashkëmoshatare

Prishtinë | 17 Pri 2025 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shqipërisë ka nisur hetimet për tre të mitur, konkretisht 15-vjeçarë.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se të miturit kanë ngacmuar seksualisht një bashkëmoshatare të tyre, raporton TCh.

“Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një bashkëmoshatare”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Të ngjashme