Policia e Kosovës po vazhdon të kontrollojë zbatimin e masave të caktuara nga Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës kundër COVID-19.
Organet e rendit i kanë shqiptuar 686 gjoba ndaj personave që janë hasur në rrugë duke mos bartur maska ose duke shkelur masat anti-COVID.