Policia i kthen në Shqipëri 36 lëmoshë-kërkues

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Me datë 06 maj 2020, stacioni policor ne Prizren, pas një realizimi të planit operativ për identifikimin dhe parandalimin e personave të cilët bredhin rrugëve të Prizrenit duke kërkuar lëmoshë, ka ndaluar gjithsej 36 persona të moshave të ndryshme duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit romë nga Republika e Shqipërisë të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit.

Në këtë operacion policia e Prizrenit është asistuar nga njësiti për migrim dhe të huaj në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë dhe personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë janë identifikuar dhe të njëjtit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë të cilët janë pranuar nga autoritetet e Shtetit Shqiptarë.

Policia do të veprojë edhe në ditët në vijim në mënyrë që lëmosh kërkuesit të largohen nga rruga, e sidomos në këtë kohë kur po përballemi me rrezikun e virusit Covid19, por e kemi parasysh së në këtë muaj i cili korrespondon edhe me muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke parë solidaritetin e qytetarëve njëherit apelojmë që qytetarët të mos i joshin më dhënien e parave në rrugë këtyre kategorive pasi të njëjtit mund të jenë edhe viktima të trafikimit, por të njëjtit ndihmat apo solidaritetin ta adresojnë përmes mekanizmave përkatës e legjitim si të kuvendit komunal, kryqi i kuq, bashkësitë fetare apo organizatat humanitarë të legalizuara.

Të ngjashme