Policia e Kosovës njofton se dje në Pejë rreth orës 10:14 është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Sipas raportit policor viktima dyshohet se kishte bërë vetëvrasje.
“Në dhomën ku është gjetur i vdekur janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë e fishekut, një predhë e fishekut si dhe një kuti në të cilën ka pasur 40 fishekë që i përkisnin armës në fjalë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore”, thuhet në raport.
Sipas policisë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.