Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Ozdrim të Pejës

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë ka vdekur sot dhe tre persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura, “SEAT” me ngjyrë të zezë me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga i dyshimti me inicialet L.D. mashkull i lindur në vitin 1992, dhe vetura tjetër “VW Golf” me ngjyrë të kaltër me targa të regjistrimit të Kosovës, drejtuar nga i dyshuari dytë me inicialet B.G. i lindur në vitin 1948.

“Deri të aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit, Seat’ ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Istogut në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Ozdrim, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me pjesën e parë ballore e godet automjetin ‘VW Golf’ në pjesën e parë të anës së djathtë i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog. Me ketë rast pos dëmeve të mëdha materiale shkaktohen edhe lëndime trupore të rënda dhe të gjithë të lënduarit dërgohen në Spitalin Rajonal Pejë. Si pasojë e lëndimeve viktima femër pasagjere lindur vitin 2012 humbë jetën, vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës spitalore “- njofton Policia e Kosovës në Pejë përcjellë Klan Kosova.

“Për shkak të lëndimeve të rënda dy persona ndalohen për shërim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa i dyshimti pas marrjes së ndihmës së parë lirohet nga spitali, por me urdhër të Prokurorit për krime të përgjithshme ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme. Trupi i pa jetë i viktimës lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit “- thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme