Policia jep detaje për aksidentin në Bresalc

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Një autoambulancë që po udhëtonte dje nga Gjilani në Prishtinë, u aksidentua rrugës, saktësisht në fshatin Bresalc.

E pacienti që ndodhej brenda, fatkeqësisht ka ndërruar jetë mbrëmë.

Policia ka dhënë informata shtesë për këtë ngjarje tragjike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet dhe gjendjen e rrugës kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe kishte goditur një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në veturë viktima mashkull K/Shqiptar i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Emergjente në Gjilan është dërguar në QKUK në Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë. I dyshuari ngasësi i veturës kishte pësuar lëndime i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha ai..

Të ngjashme