Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Komoran në fshatin Vragoli, janë përfshirë tri vetura.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar, raporton telegrafi.
“Rreth orës 09:20 është raportuar për një aksident në fshatin Vragoli. Informacionet e para flasin për përfshirjen e tri automjeteve në këtë aksident. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.
Ai ka shtuar se policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.