Policia jep detaje për aksidentin në Mitrovicë ku u lënduan 10 veta

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje të reja rreth aksidentit të djeshëm që ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor fshati Qubrel.

Policia ka bërë të ditur se nga aksidenti mes veturës dhe autobusit janë lënduar dhjetë persona, transmeton Telegrafi.

“Raportohet për një aksident trafiku që ka ndodhur ndërmjet një automjeti civil me targa vendore me drejtues mashkull K/Shqiptar dhe një autobusi me targa vendore dhe me drejtues mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar të dy shoferët si dhe 8 (tetë) udhëtarët që kanë qenë në autobus.

Prej të lënduarve dy meshkuj të mitur K/Shqiptarë si dhe 6 (gjashtë) femra K/Shqiptare, prej tyre katër femra të mitura. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në QKMF Skenderaj, QKMF në Runik dhe në spitalin rajonal Mitrovicë, ndërsa dy prej tyre janë dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Të ngjashme