Policia jep detaje për aksidentin në qendër të Prishtinës

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 09:32 | Nga

Në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në udhëkryqin tek Mensa e Studentëve.

Aksidentin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 02:00 në kryqëzimin e rrugëve Agim Ramadani dhe Eqrem Qabej një burë i lindur në vitin 1979 ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes dy veturave. Katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Ahmeti.

Gjithashtu ajo ka shtuar se personi i cili dyshohet se ka shkaktuar këtë aksident është arrestuar nga policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme