Ekonomia Online
FUNDIT

Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri ku humbi jetën një 59 vjeçar

Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri ku humbi jetën një 59 vjeçar

Policia ka njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40 në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe biçiklistit, viktimës mashkull kosovar. “Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të […]

Policia ka njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40 në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.

Aksidenti ka ndodhur në mes një veture me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe biçiklistit, viktimës mashkull kosovar.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë. Si pasoj e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore, ekipi i ndihmës së shpejtë dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme