Policia jep detaje për femrën që vodhi 23 mijë franga zvicerane në një shtëpi banimi në Gjakovë

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës kanë dhënë detaje shtesë për një vjedhje të rëndë e cila ka ndodhur në fshatin Marmull.

Sipas policisë në shtëpinë e viktimës janë vjedhur 23 mijë franga zvicerane.

Pas një pune operativo hetimore policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar e që është B.P, e lindur më 1985.

Njoftimi i plotë:

Me datë 05.05.2019 në ora 09:00, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në fshatin Marmull të Gjakovës.

Menjëherë Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se kishte të bëjë me vjedhje të rëndë në një shtëpi banimi me ç’ rast ishin vjedhur 23.000 ( njëzet e tre mijë )  franga zvicerane.

Sektori i hetimeve në Gjakovë pas një pune operativo hetimore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj  personin e dyshuar:

B . P,         e lindur  1985,       femër,  kosovare/shqiptare.

Me urdhër të prokurorit të shtetit e dyshuara mbahet në ndalim policor ndërsa bazuar në faktet e gjetura policia do të ushtroj kallëzim penal ndaj saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme