Policia jep detaje për personin që tentoi të hidhej nga objekti i Komunës

Mitrovicë | 09 Mar 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Sipas njoftimit të Policisë pas angazhimit të tyre dhe disa zyrtarëve komunal është arritur që personi të shpëtohet.

Njoftimi plotë:

Sot rreth orës 13:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një thirrje emergjente, për  një person  i cili po tentonte të  hidhej  nga ndërtesa e objektit të Komunës së Mitrovicës.

Mbi bazën e informacionit është reaguar me urgjencë nga njësi të ndryshme policore dhe me të  arritur në vendin e ngjarjes në rrethana të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut, zyrtarët policorë së bashku me disa zyrtarë të komunës, në mënyrë  profesionale iu  kanë qasur, duke komunikuar dhe  duke e bindur personin që të tërhiqej prapa.

Falë një komunikimi të bindshëm e profesional është arritur të krijohen rrethana  që personi të futet në kontroll.

Personit në fjalë i është ofruar ndihmë mjekësore në  Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas  i njëjti është dërguar tretman të mëtejmë  mjekësor në QKUK.

Policia do të vazhdojë  me trajtimin e rrethanave dhe shkaqeve që kanë të bëjnë me rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme