Një person është plagosur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur dhe ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë.
Pas tretmanit mjekësor, viktima është liruar për në shtëpi.
“Rruga B, Prishtinë 05.01.2022, 22:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore nga arma e ftohtë (thikë). Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi”, ka bërë të ditur policia.
Ndërkaq lidhur me këtë rast, nuk është raportuar për persona të arrestuar.