Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit të betonierës

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Dje një orët e pasditës ka vdekur një person rreth moshës 60 vjeçare, i cili punonte në një nga firmat që prodhojnë beton.

Ai derisa po derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit, nga presioni i ajrit është hapur kapaku duke e goditur viktimën dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës ku më pas edhe ka ndërruar jetë, njofton Policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa përgjegjësi i kompanisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme