Policia jep detaje rreth aksidentit që ndodhi pas mesnate tek “Kafet e vogla”

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në qendër të Prishtinës, përkatisht tek “Kafet e vogla”.

Në këtë aksident janë përfshirë tri makina dhe janë lënduar tre persona, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth ores 02:00 ka ndodh aksidenti ne rrugen Fehmi Agani ne Prishtine. Ne aksident kane qene te perfshira tri automjete, ku jane lenduar tre persona. Te njejtit kane pesuar lendime te lehta. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme