Policia jep detaje rreth djegies së personit në veturë në Prizren

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se viktima brenda veturës është mashkull por se ende nuk është identifikuar.

Trupi është dërguar për obduksion dhe rasti mbetet nën hetime.

Është hasur një veturë e djegur tek nënkalimi i autostradës, aty ishte edhe një person duke u djegur, dyshohet i gjinisë mashkullore por ende nuk është identifikuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, mjekësore dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML për  autopsi. Rasti mbetet nën hetime”.

Të ngjashme