Policia jep detaje rreth vrasjes së mbrëmshme në Prishtinë

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 10:38 | Nga

Mbrëmë rreth orës 22:00 policia ka marrë informacionin se në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje dhe plagosje me armë zjarri, viktimat janë :

M. G, 57 vjeç, femër, shtetase Kosovare, e cila duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa

Xh. H, 47 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë ngjarje policia me urdhër të Prokurorit të shtetit, ka dërguar në qendrën e mbajtjes, një person të dyshuar:

R. G, 62 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, të njëjtit nga ana e policisë i është konfiskuar një armë e tipit CZ, e kalibrit 7.65mm (që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë), si dhe një karikator i zbrazët.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme